Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËDO TË SHKOJMË NË ZGJEDHJE APO NË PAZAR?!

DO TË SHKOJMË NË ZGJEDHJE APO NË PAZAR?!

Nga Genci Gjokutaj

Sot si e shtunë që është u zgjova më vonë se ditët e tjera! Gjithsesi ora e zgjimit nuk e prish ritualin e dëgjimit të lajmeve krijuar prej vitesh!

Njeri lajm që më tërhoqi vëmendjen ishte ai që KQZ urdhëronte se në bazë të ligjit, deri ditën e zgjedhjeve vendore të datës 14 maj, nuk lejohen ngritje pagash, dhënie shpërblimesh, shpërndarje legalizimesh etj.

Lajmi që pasonte ishte se kreu i Kadastrës, Artan Lame, po shpërndante çertifikata legalizimi.

Ajo që i vuri vulën ishte njoftimi i Kryeministrit se në prill do të kishte një shpërblim tjetër për pensionistët!

Ndërrova kanalin e TV, veprim i cili më ndërpreu informimin e mëtejshëm të sagës antiligjore qeveritare, por nuk më ndërpreu mendimet! M’u kujtua edhe aplikacioni “Aktiv1st” i cili do të patronazhojë zgjedhjet! Llogaria nuk del!

Llogaria si më sipër i kthen zgjedhjet për kandidatët e subjekteve të ndryshme politike në votime për kandidatin e qeverisë!

Llogaria nuk po më mbyllet me gjithë dëshirën time për t’i dhënë fund!

Nga lajmi tek mendimet, nga mendimet tek llogaritë e parashikimet! Por kur m’u kujtuan edhe paratë e thata të dhëna dorazi në zgjedhjet e kaluara, u shtanga!

“Do të shkojmë në zgjedhje apo në market a pazar?!” – pyes veten.

Shqiptarë! Mos pranoni që lekët që shteti jua merr në mëngjes si taksë, t’jua  japë në darkë si çmim për votën!

Paguani taksën e mëngjesit dhe refuzoni çmimin e votës së darkës! Sepse nesër liria juaj do të jetë e blerë nga ai që ju grabiti pa çmim!

Zoti Kryeministër! Zgjedhjet janë të shenjta!

Duke ofruar lekë apo favore ato bëhen të blera dhe të shtrenjta!

E duke qenë të blera dhe të shtrenjta, nuk do të jenë të lira!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME