Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË“Do t’i japim duart Edi Ramës”/ Berisha paralajmëron: Pas zgjedhjeve lokale, ka...

“Do t’i japim duart Edi Ramës”/ Berisha paralajmëron: Pas zgjedhjeve lokale, ka zgjedhje parlamentare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar zgjedhje të përgjithshme pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Në A2 CNN, Berisha tha se me qëndrimet antikushtetuesen Rama nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë në pushtet.

Deklarata e Berishës erdhi si reagim ndaj thirrjeve “antikushtetuese” që kryeministri Rama u ka bërë qytetarëve për të mos votuar kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë” pasi sipas tij përfaqësohen nga non grata dhe nuk do t’u japë fonde.

“Kjo thirrje i garantoj shqiptarët në atë mënyrën figurative do t’i dalë për hundësh Ramës”, tha Berisha.

“Toleranca ndaj tij për shkelmimin e kushtetutës do të jetë zero. Pas këtyre zgjedhjeve do të ketë zgjedhje të përgjithshme, do t’i japim duart Edi Ramës, se Rama me qëndrimet e tij antikushtetuese nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë në pushtet”, theksoi ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME