Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËDodik tha se Kosova dhe Mali i Zi duhet t’i bashkohen ”Serbisë...

Dodik tha se Kosova dhe Mali i Zi duhet t’i bashkohen ”Serbisë së Madhe”! Rama: BE të reagojë, deklaratë e rrezikshme

Kreu i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, thotë se serbët këtë shekull duhet të formojnë një shtet të vetëm pjesë e të cilit të jetë edhe Kosova e Mali i Zi.

Kryeministri Edi Rama është shprehur i shqetësuar dhe i befasuar nga mos reagimi i partnerëve tanë të BE-së, dhe kërkoj që heshtja të thyhet. Rama përmes një postimi në X, thotë se kanë kaluar tre ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi.

”Kanë kaluar tre ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt”,-shkruan Rama në platformën X.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME