Nga Monika Kryemadhi
Arben Dervishaj është në burg për inceneratorët, por projekti i Ave Consulting fiton paratë nga fondi shqiptar i zhvillimit, i cili praktikisht është portofoli personal i Edi Ramës.
Kryegënjeshtari Veliaj e kalon peshën e përgjegjësisë për investimin e inceneratorit të Tiranës tek Dervishaj dhe Ave Consulting, ndërsa Rama ka preferuar të ndërtojë projektin teknik të hartuar prej tij.
Të njejtët emra si te inceneratorët qarkullojnë edhe tek kjo struktura ekologjike në kryeministri. Po tani, a do ankohet Erioni për Arben Dervishajn, të preferuarin e Ramës?