Dosja ”McGonigal” është kali i betejës së opozitës. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kjo dosje e bujshme provon se kryeministri Edi Rama e ka kthyer Kryeministrinë në çerdhe korrupsioni.
Në një konferencë për mediat sot në mesditë, Meta tha se SPAK duhet të nisë hetimet për çështjen. Po ashtu Meta edhe u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës më 11 shkurt.
”SPAK duhet të kishte nisur hetimet për këtë skandal, që provon akuzat konkrete ndaj Ramës, që e ka shndërruar institucionin që çerdhe korrupsioni. Duke realizuar një goditje me thikë në zemër Shqipërisë. Është kjo arsyeja se pse Shqipëria nuk ka bërë përparim ndaj luftës kundër korrupsionit. Ndaj bashkëndaj të njëjtin qëndrim me Prokiç, e cila me shumë të drejtë se Shqipëria ka ngelur në vend në luftën kundër korrupsionit. Ftoj shqiptarët, të bashkohen në 11 shkurt në orën 12:00 në protestën kombëtare”.