Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËProtesta/ Berisha: Rama të iki ose shqiptarët do t’a hedhin në Lanë

Protesta/ Berisha: Rama të iki ose shqiptarët do t’a hedhin në Lanë

Organizimi i protestës së 11 shkurtit ishte në fokus të një takimi që kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha pati mbrëmjen e së mërkurës në selinë blu me drejtuesit politikë dhe drejtuesit e qarqeve. Në një prononcim për mediat Berisha tha se Rama duhet të largohet 1 minutë e më parë dhe se shqiptarët e kanë detyrim këtë.

“Të largojmë me çdo kusht nga pushteti, këtë demon të pushtetit i cili për të shkatërruar pluralizmin dhe konsoliduar karrigen e tij nuk ndalet para asnjë akti. Nuk njeh asnjë kufi, nuk njeh asnjë normë morale, asnjë standard, ligj, kombëtar apo ndërkombëtar.

Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë, përndryshe, qytetarët shqiptarë do ta hedhin në Lanë, përndryshe, qytetarët shqiptarë do të rivendosin reputacionin, dinjitetin, moralin e tyre. Kurrë ndonjëherë që nga koha e Enver Hoxhës, dinjiteti i këtij kombi, këtij vendi nuk është poshtëruar në këtë mënyrë.

Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër e medaljes është se ky akt korruptiv u ndërmor me qëllimin e vetëm për shkatërrimin e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri. Demokraci pa pluralizëm nuk ka, pa opozitë nuk ka, dhe faktikisht me para droge dhe para të tjera, ky përpiqet në të gjitha mënyrat për të konsoliduar monizmin e tij.

Largimi i Edi Ramës me të gjitha mjetet demokratike, përfshirë mosbindjen civile është sot misioni i të gjitha misioneve të qytetarëve shqiptarë, të popullit opozitar” – tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME