Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEPuthja magjike mes Kiarës dhe Luizit, dasëm në ”Big Brother”

Puthja magjike mes Kiarës dhe Luizit, dasëm në ”Big Brother”

Aq e pritur nga të gjithë, sonte në ”Big Brother” ka dasëm dhe më në fund ndodhi puthja magjike mes Kiarës dhe Luizit.

Edhe pse një dasëm tradicionale e organizuar nga Vëllai i Madh, Kiara u bë nuse dhe Luizi dhëndër. Tashmë nuk dihet sesi do të jetë raporti mes tyre, a do të jemi një çift, apo gjithça është në kuadër të lojës të ”Big Brother”. Këngëtari që këndoi në dasmën e çiftit është Altin Shira, aq shumë i kërkuar nga Luizi.

Kristi i cili ishte në rolin e priftit, e shpalli çiftin burrë e grua. Ata të dy u puthën në buzë, duke kurorëzuar kështu “martesën” e tyre. Momenti u duartrokit nga të gjithë banorët, të cilët mezi po e prisnin këtë moment të bukur.

Luizi e ka shprehur pëlqimin e tij për Kiarën, që kur shkeli në shtëpinë e Big Brother. Në ditët në vijim, ai gjithashtu i shprehu asaj edhe ndjenjat që kishte për të. Ndonëse e stepur fillimisht, Kiara u bind për dashurinë e Luizit dhe e puthi atë sonte në buzë, duke u shpallur kështu çifti i parë në shtëpi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME