Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËDrama e tokave që u shpërdoret prodhimi dhe ushqimi!

Drama e tokave që u shpërdoret prodhimi dhe ushqimi!

Nga Edmond Panariti – Mijëra hektarë, tokë super pjellore në ultësirën shkodrane janë thuajse çdo vit të papërdorshme për shkak të përmbytjeve.

Sepse ato mbillen në tetor dhe kalben në janar..

Ç’do vit….

Kjo asgjëson me mijëra tonelata grurë, misër, jonxhë… që do të thotë heqje dorë nga një bazë ushqimore e bollshme për qytetarët me bukë, qumësht, mish.

Në një kohë kur çmimet e ushqimeve janë në rritje të pandalshme dhe lufta në prag i kanë futur të gjitha vëndet në ankth.

Në një kohë që 41 % e buxhetit të familjes shqiptare shkon për ushqim. ndërsa në Evropë vetëm 13 %.

Në një kohë kur një vend i cili ofron sipërfaqen më të kufizuar të tokës bujqësore për frymë dhe ku nuk duhet të linte asnjë metër tokë djerrë, shpërdoron mijëra hektarë tokë pjellore.

I shpërdoron sepse i jep bordit të kullimit të tre qarqeve të Veriut në vit aq sa i paguan inceneratorit inekzistent të Tiranës çdo dy tre ditë.

I shpërdoron, sepse kryen një administrim abuziv dhe të papërgjegjshëm të rezervave ujore në basenet e mëdha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME