Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËDrejtesi e ndaluar për qytetarët, pandëshkueshmëri për pushtetarët!

Drejtesi e ndaluar për qytetarët, pandëshkueshmëri për pushtetarët!

Nga Petrit Vasili – Nderkohe qe pushtetaret nuk ndeshkohen dhe aferat si inceneratoret zvarriten me vite perballe fakteve asgjesuese, qytetareve te thjeshte ju mohohet realisht edhe drejtesia me minimale.

Reforma ne drejtesi kishte objektiv nje drejtesi te shpejte, profesionale dhe e aksesueshme.

Por drejtesia nuk eshte e shpejte sepse mngojne 44% e gjykatesve dhe 38 % e prokuroreve, nuk eshte profesionale sepse mali idosjeve per çdo gjyqtar e prokuror e ben te pamundur dhe nuk eshte e aksesueshme sepse Harta Gjyqesore e re e shkaterroi aksesin sepse e largoi drejtesine nga qytetari.

Çeshtja e Hartes gjyqesore eshte nje antireforme e rrezikshme sepse:

◾️

Kjo Harte Gjyqesore pengon rritjen e aksesit, cilësisë dhe reduktimin e kostove për qytetarët në marrjen e drejtësisë dhe në respektim të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor.

◾️Perpilimi i kesaj Harte Gjyqesore nuk u parapri nga asnje konsultim ne fazen e ideimit te saj me Grupet e Interesit, duke ecur me logjiken e faktit te kryer dhe te dhunes se kartonave.

◾️Kjo Harte e re gjyqësore nuk merr për bazë nevojat e komuniteteve qytetare qe ndodhen në vështirësi, sidomos kategori të veçanta sociale si minoriteti Rom dhe Egjiptian, gratë në nevojë, të rinjtë dhe të miturit, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, komuniteti LGBTI, qytetarët në pamundësi ekonomike, shtetasit e privuar nga liria.

◾️Kjo Harte e re Gjyqesore nuk ka vlerësuar shpërndarjen dhe përqëndrimin e popullatës në njësitë administrative të secilës bashki dhe kjo analizë e munguar ka krijuar shpërndarje absurde të gjykatave sipas këtij gjoja riorganizimi te ri.

◾️Kjo Harte e re Gjyqesore nuk merr parasysh nje nga problematikat me delikate sic është largësia gjeografike, që shumë qytetarë kanë nga Gjykatat dhe si mundësitë e kufizuara të transportit dhe ato financiare individuale per te perballuar kete transport te larget dhe absurd.

◾️Nje Harte e tille arbitrare shkakton realisht asgjesimin e mundesise reale per akses te lehtesuar ne drejtesi dhe realizimin e vertete te barazise perpara ligjit e te pa ndikuar nga asnje faktore sociale ekonomike qe krijon pabarazi.

Ndaj kjo reforme eshte thjesht nje kapje e drejtesise nga Rama dhe rilindja per te garantuar pandeshkueshmerine e tyre.

Ndersa per qytetaret eshte thjesht nje drejtesi e ndaluar, e paarritshme dhe e munguar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME