Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDrejtori i policisë së Fierit Panganika: Vrasja e policit për grindje të...

Drejtori i policisë së Fierit Panganika: Vrasja e policit për grindje të çastit

Fier – Në një dalje për median drejtori i policisë së qarkut Fier Lorenc Panganika ka pohuar se polici Novruz Cenoalia 28 vjeç është qëlluar për vdekje pas një grindje të çastit. Autori është identifikuar Azgan Mërnica 23 vjeç. I bëjmë thirrje të vetëdorëzohet

Ndiqni vidion

Policia e Shtetit

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.

Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME