Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVràsja e policit/ Gjendet makina e autorit, dyshohet se është arratisur në...

Vràsja e policit/ Gjendet makina e autorit, dyshohet se është arratisur në këmbë

Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me ngjarjen në Fier, ku u ekzekutua me plumb në kokë polici Novruz Cenalia nga Azgan Memlica.

Është gjendur makina e autorit të krimit.

Kjo, pasi autori e ka lënë makinën e tij tek të afërmit. Pas kësaj, ka dyshime se autori është arratisur nëpër ara.

Policia po kërkon në zonë edhe me dron.

Policia e Shtetit ka publikuar foton e vrasësit të dyshuar të policit të Shqiponjave sot në Fier.

Njoftimi nga policia:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica (në foto), 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.

Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME