Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKy është polici i ekzekutuar sot në Fier

Ky është polici i ekzekutuar sot në Fier

Pak më parë një efektiv i forcave Shqiponja është vrarë në Fier, ndërkohë që po shkonte të merrte detyrën.

Lapsi.al ka siguruar foton e viktimës, i identifikuar si 28-vjeçari Novruz Cenalia (foto poshtë).

Sa i përket autorit, ai është identifikuar si shtetasi Asllan Mernica i njohur edhe si Azgan Mernica, 23 vjeç, me origjinë nga Kruma e Hasit.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja me armë zjarri që u regjistrua mesditën e sotme në Baltëz të Fierit, ku viktimë mbeti efektivi i policisë Novruz Cenaliaj rreth 28-vjeç. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje. Burime paraprake bëjnë me dije se viktima dhe autori janë me origjinë të dy nga Hasi dhe se 9 vite më parë babai i viktimës është përfshirë në një ngjarje të rëndë që dyshohet se ka lidhje me autorin e ngjarjes së sotme. Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me një makinë ngjyrë blu, në drejtim ende te paditur

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME