Fier – Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin E. C., 44 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Komisariati i Policisë Lushnjë:
-arrestoi shtetasit S. P., 36 vjeç, O. M., 32 vjeç dhe E. J., 32 vjeç (vëllezër), të tre banues në Lushnjë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit K. L., 42 vjeç, në banesën e tij, për motive të dobëta;
-shpalli në kërkim shtetasin K. M., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi ka marrë me qira një automjet dhe nuk e ka kthyer më. Automjeti u gjet i braktisur në Lushnjë dhe iu kthye pronarit;
-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. L., 32 vjeç dhe I. G., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Krutje e Poshtme, pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalin e shtetasit I. G., në celularët e tyre u konstatuan faqe që përdoren për bastet sportive.
Komisariati i Policisë Divjakë kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Y. H., 37 vjeç, pasi ushtronte veprimtarinë e palejuar të lojërave të fatit, me celular.
Policia Rrugore:
-arrestoi shtetasin V. B., 57 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. C., 35 vjeç, banues në fshatin Suk, pasi u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, 1 motomjet pa targa.
Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. G., 37 vjeç, banues në Patos, sepse ka kundërshtuar punonjësit e Policisë së Rendit Publik, gjatë shoqërimit, pasi në gjendje të dehur shqetësonte banorët e zonës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
[14:09, 9/2/2024] Ledjana Tota Zëdh E Policise: 📌Policia Rrugore e Fierit, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjatë muajit gusht 2024, janë vënë në pranga 38 drejtues mjetesh, nga këta 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 29 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Kontrollet e shtuara si dhe monitorimi me anë të dronëve kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet.
Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.
Si rezultat, gjatë muajit gusht, janë ndëshkuar administrativisht në total 8221 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:
✅ 4540 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
✅ 567 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;
✅ 978 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
✅228 drejtues për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
✅ 436 drejtues për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
✅160 drejtues mjeti për parkim të gabuar.
✅25 drejtues mjeti për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.
✅1287 drejtues për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.