Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDroni/ Spiunët rusë filmuan RENEA-n dhe repartet ushtarake

Droni/ Spiunët rusë filmuan RENEA-n dhe repartet ushtarake

Reparte ushtarake të rëndësisë së veçantë, por edhe reparti special RENEA kanë qenë në fokus të tre të arrestuarve, dy rusëve dhe një ukrainasi që u kapën në Gramsh, të dyshuar për spiunazh. Ky fakt është tashmë në duart e policisë dhe të prokurorisë së Elbasanit, pas ekspertizës së bërë në njërin prej dronëve që iu sekuestrua pas arrestimit të dy shtetasve rusë Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofleeva dhe ukrainasit Fedir Alpatov.

Burime të besuara nga grupi hetimor, bënë me dije për ABC, se pak ditë më parë, hetuesit kanë siguruar materialet që tre të huajt kishin filmuar nëpërmjet 2 dronëve që iu gjetën me vete. Sikundër edhe në aparatete fotografikë, edhe në njërin prej dronëve janë zbuluar pamje të repartit RENEA, të liqenit të Bovillës dhe repartit ushtarak të Zall Herrit që ndodhet aty pramë, pamje nga rafineria e Patosit në Fier, si dhe disa objekte të tjera të rëndësishme ushtarake.

Për grupin hetimor, e paqartë mbetet mënyra se si dy shtetasit rusë dhe ai ukrainas kanë mundur të filmojnë ambientet e repartit RENEA, për shkak edhe të sigurisë së lart që ka aty. Nga ana tjetër, hetuesit janë në pritje të përgjigjes së ekspertizës për të zbuluar pamjet që ndodhen në droning tjetër të sekuestruar, materialet që tre të rinjtë kanë në celularët e tyre, si dhe pajisjeve të tjera që iu gjetën me vete, si laptop e karta memorie.

Tre të rinjtë u arrestuan në muajin gusht të vitit të shkuar, teksa u përpoqën të hynin brenda ish Uzinës së Armëve në Gramsh. Njëri Mikhail Zorin sulmoi me spraj djegës ushtarët, që ruanin objektin. Edhe pse ata kanë deklaruar se janë blogerë në rrjetet sociale dhe të pasionuar pas industrive të vjetëra, ndaj tyre është ngritur akuza e spiunazhit.

Për vajzën 33 vjeçare, autoritetet ruse kanë kërkuar ekstradimin e saj pasi Moska e ka shpallur në kërkim për veprën penale të marrjes së paligjshme të informacionit që përbën sekret shtetëror, e parashikuar nga Kodi Penal rus, për të cilën ka edhe një masë sigurie arrest në burg në mungesë. Por Gjykata e Elbasanit refuzoi kërkesën për ekstradim./abcnews.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME