Dua Lipa do të shkëlqejë në Met Gala. Ajo ka pranuar të shërbejë si një nga katër bashkëprezantuesja e vitit 2023 për eventin e modës A-list, i cili zhvillohet çdo të hënë të parë të majit.
Penélope Cruz, Michaela Coel dhe Roger Federer do t’i bashkohen Dua Lipës si bashkëprezantues, duke formuar një grup që, sipas fjalëve të Vogue, “përfshin çdo fushë të kulturës popullore”. Të katër ata do të punojnë me Anna Wintour për të organizuar një mbrëmje me temën Karl Lagerfeld: A Line of Beauty, e cila nderon stilistin e ndjerë gjerman të modës.
Rolet e tyre shkojnë nga ndihma për të bashkuar të gjithë listën e të ftuarve deri te puna me shefat më të mirë të kuzhinës për të krijuar menunë specifike.
Dua ndau në Instagram lajmin se do të jetë bashk-kryesuese e eventit të rëndësishëm, ‘Met Gala 2023’.
“E emocionuar të njoftoj se jam një nga bashkë-prezantueset e ‘Met Gala 2023’ së bashku me Michaela Coel, Penelope Cruz, Roger Federer dhe Anna Wintour. Shihemi të hënën e parë të majit. ‘Met Gala 2023’ feston hapjen e ‘Karl Lagerfeld: A Line of Beauty’ dhe i siguron Institutit të Kostumeve burimin kryesor të financimit vjetor për ekspozita, botime, blerje, operacione dhe përmirësime kapitale”, ka shkruar Lipa në Instagram.