Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTPSG fiton duelin ndaj Lens dhe “arratiset” në krye (vidio)

PSG fiton duelin ndaj Lens dhe “arratiset” në krye (vidio)

Paris Saint-Germain merr një sukses të thjeshtë 3-1 ndaj Lens në Ligue 1 dhe shkëputet në krye të renditjes. Miqtë luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 19-të me një lojtar më pak, pasi Abdul Samed doli me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Hakimit.

PSG diktoi ritmin e sfidës, ndërsa golin e parë e gjeti pas 31 minutave lojë me Mbappe. Vetëm 6 minuta më pas Vitinha do të realizonte golin e dytë për ekipin e tij.

Ndërsa në minutën e 30-të Messi realizoi golin e tretë dhe të fundit për ekipin e parizienëve. Nga ana tjetër Lens e gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 60-të me Frankowskin që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas javës së 31-të të Ligue 1, PSG kryeson e qetë me 72 pikë, ndërkohë Lens renditet në vend të dytë me 63 pikë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME