Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREDua Lipa publikon albumin e ri ‘Radical Optimism’

Dua Lipa publikon albumin e ri ‘Radical Optimism’

Dua Lipa ka publikuar albumin e saj të tretë, Radical Optimism. Me 11 këngë, ky është albumi i saj i parë i plotë në katër vjet që nga Future Nostalgia e cila u publikua në vitin 2020.

Këngëtarja publikoi këngën kryesore të albumit, Houdini, në nëntor të vitit të kaluar. Gjithashtu dy këngë të tjera, Training Season dhe Illusion, u publikuannë shkurt dhe prill të 2024.

 I frymëzuar nga vetë-zbulimi i Duas, “Radical Optimism” rrjedh nga gëzimi dhe lumturia e qartësisë në situata që dikur dukeshin të pamundura për t’u përballur.

Disa vite më parë, një mik më prezantoi me termin ‘Radical Optimism’. Është një koncept që rezonoi me mua dhe u bëra më kurioze ndërsa fillova ta përfshija në jetën time”, tregoi artistja.

Ajo vijoi: “Më goditi – ideja e kalimit të kaosit dhe ndjesia se mund të përballosh çdo stuhi. Në të njëjtën kohë, gjeta veten duke shqyrtuar historinë e muzikës së trip hop-it dhe Britpop-it. Më ka dhënë gjithmonë një ndjenjë kaq të sigurt optimizmi që e mora me vete në seancat e mia të regjistrimit muzikor”.

Këto janë titujt e këngëve nga albumi “Radical Optimism”:

1-End of an Era
2-Houdini
3-Training Season
4-These Walls
5-Watcha Doing
6-French Exit
7-Illusion
8-Falling Forever
9-Anything for Love
10-Maria
11-Happy for You

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME