Wednesday, June 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREDule: Rama drekoi me Belerin në kryeministri në 2020

Dule: Rama drekoi me Belerin në kryeministri në 2020

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shtrembëruar qëllimisht deklaratat e tij gjatë fushatës së 14 majit 2023 në lidhje me helenizimin.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV, Dule ka hedhur poshtë deklaratat e Ramës para zgjedhjeve në Himarë se “nuk donte që qytetarët e kësaj zone ta detyronin të ulej me Fredi Belerin si kryebashkiak”. Sipas Dules, kryeministri ka drekuar me Belerin në Kryeministri gjatë vitit 2020.

“Rama filloi me helenizimin pasi në portalet e veta kishte përkthyer qëllimisht shtrembër ‘helenizmin’ në helenizim, faktin e bëri proces dhe e përdori vetë në mënyrë të përsëritur.

Ai tha se nuk do të ulej me zotin Beleri dhe nuk donte që qytetarët e Himarës ta detyronin të ulej me zotin Beleri, në një kohë që zotin Beleri e kishte ftuar vetë ai në Kryeministri në vitin 2020.

Ishte ulur për drekë me zotin Beleri në Kryeministri dhe në vitin 2023 u thoshte himariotëve të transportuar me autobusë që mos më detyroni të ulem me atë njeri në tavolinë. Po në vitin 2020, Beleri me një përfaqësi nga Himara ishin të ftuar të zotit Rama në Kryeministri” – tha Dule.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME