Sunday, June 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“Burgu i Fierit sot mban një eurodeputet brenda”/ Artan Hoxha: Nuk jam...

“Burgu i Fierit sot mban një eurodeputet brenda”/ Artan Hoxha: Nuk jam i bindur nëse Beleri duhet të rrijë në burg

Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeputet e kishte parashikuar në emisionet e mëparshme. Sipas tij një njeri që është në burgun e Fierit, që priste të bëhej kryetar bashkie në Himarë, tani është bërë eurodeputet dhe burgu i Fierit sot mban një eurodeputet brenda.

“Thashë se sondazhet e nxirrnin që ky e kapte shifrën e 200 mijë votuesve. Nga 21 eurodeputetë gjithsej që ka Greqia, 7 ka marrë “Demokracia e Re” dhe Beleri është i 4-ti më i votuar me 237 mijë vota. Ky është vërtet një nonsens.

Një njeri që është në burgun e Fierit, që priste të bëhej kryetar bashkie në Himarë, tani është bërë eurodeputet. Pra, burgu i Fierit sot mban një eurodeputet brenda, por ky nuk është rasti i vetëm për këto zgjedhje.

Problemi që kemi ne sot, që ka Shqipëria, është që e mban në burg. Pra, ne sot në Shqipëri kemi një të dënuar me vendim të shkallës së parë për vjedhje votash. E dëgjova Sejaminin që tha e futën kurth, por nuk ka kurth në gjykatë. Në gjykatë ka, o është vepër penale, o s’është vepër penale.

Politikanët e Shqipërisë e presin këtë çështje. Kjo është një diskutim politik.

Unë nuk jam i bindur tani nëse ky duhet të rrijë në burg. Në burg ky është në një vend tjetër, ndërkohë votat i ka marrë në Greqi. Ky është në burgun e Shqipërisë. Ai është qytetar grek dhe qytetar shqiptar.

E dytë e punës, Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet, dhe e treta dhe më kryesore, Shqipëria nuk është vend anëtar i BE-së”-tha Hoxha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME