AKTUALITETTOP-NEWS

Dy plagosje me thikë në Fier, shkaqet mbeten mister (video)

Fier – Dy të lënduar me mjet prerës janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas burimeve paraprake një i lënduar është një 28 – vjeçar nga Fieri , dhe tjetri nga Patosi. Burime informacioni nga bluzat e bardha të spitalit Rajonal Fier pohojnë se për të marr mjekim janë paraqitur Albion Malaci dhe Loni Seitaj, por të dhëna të tjera nuk jepen sikundër ende nuk dihet nëse janë grindur mes tyre apo këto dy raste nuk kanë lidhje mes njëra tjetrës.

Nga ana tjetër mësohet se dy personat janë grundur mes tyre përball ish shtëpisë ushtarakëve. Nuk dihen motivet se përse janë grindur por burime nga vendngjarja pohuan se: Isha i ulur me dy shokë në një lokal tek teatri. Dëgjuam zëra dhe u ngritëm të shikonim çfarë kishte ndodhur, dy persona po ziheshin, kapur prej trupi. Më pas ranë përtokë. Menduam mos bënin shaka apo ishin të dehur e kjo për shkak të një feste në qëndër të qytetit, pohuan ata.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e konfliktit, dhe nese dy të lënduarit kanë lidhje me të njëjtin sherr.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e situatës ndërsa spitali është blinduar me policë.

Policia

Rreth orës 21:40, në spitalin e Fierit, janë paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi Albion Majaci, 28 vjeç dhe shtetasi Loni Seitaj, të cilët dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës (thikë), pas një konflikti me njëri-tjetrin.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimim e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button