Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDy policët ‘festojnë’ hapjen e negociatave, puthje ‘të zjarrta’ brenda makinës

Dy policët ‘festojnë’ hapjen e negociatave, puthje ‘të zjarrta’ brenda makinës

Dy efektivë policie, një polic dhe një police, duket se janë gëzuar më së shumti për hapjen e negociatave Shqipëri-Be. Ata janë fotografuar teksa shkëmbejnë një puthje brenda makinës së punës.

Dy poicët e kanë parkuar makinën dhe po shijojnë pak njëri-tjetrin duke lënë mënajnë punën.

Rragon Drejtoria e Policisë Vlorë

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një fotoje në të cilën shfaqen dy punonjës policie, në automjetin e shërbimit, duke shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjësit e Policisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME