Fier – Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. S., 48 vjeç, banues në Ballsh.
Ai akuzohet për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi në fshatin Dukas, në automjetin furgon tip “Benz”, ka goditur me grushte drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin Sh. K.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 30 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.