Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZhduket 32 vjeçari në Selishtë, babai kërkon ndihmën e policisë

Zhduket 32 vjeçari në Selishtë, babai kërkon ndihmën e policisë

Fier – Enver Avdiaj 71 vjeçar banor i fshatit Selishtë të njësisë administrative Cakran ka klrkuar ndihmën e policisë Fier sepse teksa ka kaluar mbi një muaj që djali i tij Meto Avdiaj nuk ka kontaktuar me të.

Burime nga fshati Selishtë pohuan se Enveri ka pasur 5 djem por një i ka vdekur dhe ka katër, por që në fshat ka një prej djemve. Afo një vit më parë djali i tij Meto kishte ikur të punonte e jetonte në Tiranë. Djali që kishte në shtëpi u sëmurë dhe për ta shëruar e shtruan në spital në Tiranë ku interesohet edhe i vllai Meto. Pasi djali i sëmurë shërohet Meto e sjell në fshat tek babai dhe që nga ajo kohë babai nuk ka kontaktuar më me të dhe për një periudhë kohe i thoshin Enverit se do ketë ndërruar numrin e telefonit.

Në kushte të tilla Enveri ka kryer paraditen e sotme kallzimin për zhdukjen e djalit të tij 32 vjeçar në policinë e Fierit.

Policia

Në datë 27.06.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi E. A., 71 vjeç, banues në Selishtë, Fier, se ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin Meto Avdija 32 vjeç, që prej datës 08.05.2022.

Po punohet për gjetjen e 32-vjeçarit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME