AKTUALITET

Bledar Bakaj në Gjykatën e Fierit, kërkohet masa e sigurisë për 52-vjeçarin

Fier – Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit 52-vjeçari Bledar Bakaj, i ndaluar tre ditë më parë si i dyshuar për dhunën e ushtruar ndaj 67-vjeçarit Erver Gremaj, në fshatin Suk të Roskovecit.

Bakaj do të dalë sot para trupit gjykues për caktimin e masës së sigurimit. Seanca do të zhvillohet nga prokurorja Oljana Gjergjefi dhe gjyqtarja Bora Shaholli.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 22:30, 52-vjeçari dyshohet se ka shkuar në banesën e 67-vjeçarit dhe e ka goditur me drapër në këmbë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas shkeljes së një urdhri mbrojtjeje të vendosur nga gjykata në favor të ish-bashkëjetueses së Bakajt. Sipas hetimeve paraprake, 52-vjeçari ka shkuar në banesën ku ndodhej ish-bashkëjetuesja e tij, ku më pas ka ndodhur konflikti.

Në Komisariatin e Fierit, Bakaj ka mohuar akuzat për abuzim ndaj 34-vjeçares dhe ka deklaruar se do të flasë para gjykatës.

Mbi 52-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button