Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRruga Fier – Fermë Çlirim makthi për mjetet dhe këmbësorët

Rruga Fier – Fermë Çlirim makthi për mjetet dhe këmbësorët

Fier – Ferma Çlirim është një qytezë që ndodhet vetëm 5 kilometra larg qëndrës Fier dhe ndodhet përgjat segmentit rrugor që lidh qytetin Fier me plazhet e Darrezezës dhe të Semanit.

Stina e verës ka trefishuar lëvizjet në këtë aks rrugor për faktin se jo vetëm banorët e Fierit dhe të zonave përreth shkojnë në plazhe që të largojnë temperaturat e larta, por edhe ata që vijnë nga rrethe të tjera apo dhe turistë të huaj.

Për 9 muaj të vitit bashkia Fier nuk ka ndërhyrë që të sistemojë apo të riparojë pjesët e dëmtuara në të dy krahët e rrugës, por këtë gjë e la tashmë që ka nisur edhe sezoni veror dhe fluksi I qarkullimit të mjeteve ëashtë disa here më I lart.

Banorë këmbësorë, me biçikleta apo automjete pohojnë faktin se këto valëzime, apo punime  duhet të ishin kryer dhe rruga të ishte gati pasi ky aks rrugor numëron dhjetra e dhjetra aksidente  dhe një pjesë e mire me pasojë vdekjen

Të pyetur bashkia Fier ka pohuar se firma fituese e tenderit I ka nisur punimet para sezonit turistik, por tashmë që ka fluks të madh lëvizjesh punimet I kryen gjat orëve të natës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME