Në gjykatë për plagosjen e ish-vjehrrit, Bledar Bakaj mohon akuzat: “Nuk është e vërtetë”

Fier – Bledar Bakaj, 52 vjeç, është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Fierit, ku po zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij, pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Suk të Roskovecit.
Bakaj akuzohet se ka plagosur me mjet prerës 67-vjeçarin Enver Gremaj, babain e ish-bashkëjetueses së tij, pas një konflikti në banesën e familjes Gremaj. Sipas të dhënave të bëra publike nga policia, ngjarja ndodhi mbrëmjen e 13 shtatorit.
Në sallën e gjyqit, Bakaj ka mohuar akuzat që i janë atribuar, duke deklaruar se ato nuk janë të vërteta dhe se nuk i pranon.
Seanca u drejtua nga gjyqtarja Bora Shaholli, ndërsa çështja u drejtua nga prokurorja Oljana Gjergjefi. Pasu u dëgjuan palët gjyjata vendosi arrest me burg.
Bakaj dyshohet gjithashtu se ka shkelur një urdhër mbrojtjeje të vendosur më herët në favor të ish-bashkëjetueses së tij.








