Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDy të arrestuar dhe 6 në hetim të lirë nga policia në...

Dy të arrestuar dhe 6 në hetim të lirë nga policia në 24 orët e fundit

Fier – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lire 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprimtari kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve, arrestohet 19-vjeçari, i cili u kap në flagrancë, sërish me doza lënde narkotike me vete.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin O. L., 19 vjeç, banues në Fier, pasi duke qënë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banese si edhe gjatë kontrollit fizik, iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 27 vjeç, banues në Fier pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të automjetit, iu gjetë 1 shufër metalike e cila u sekuestrua në cilësinë e armës së ftohtë.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-J. H., 31 vjeç dhe Dh. H., 29 vjeç, banues në Levan, pasi nuk i janë bindur urdhërit të patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kryerjes së detyrës, për t’i shoqëruar në komisariat për verifikim;

-M. S., 45 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka çmontuar me vetëgjyqësi skelën e armaturës së soletës të ish-banesës së vet.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur 14 vjeç dhe 17 vjeç pasi duke drejtuar motomjetet përkatëse pa leje drejtimi, janë përplasur në fshatin Suk, Roskovec dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME