Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDyshime për lidhje me masakrën e Don Boskos, në pranga efektivi i...

Dyshime për lidhje me masakrën e Don Boskos, në pranga efektivi i RENEA-s

Personi që shikoni në foton më sipër është efektivi i RENEA-s, Altin Morina që u arrestuan ditën e sotme me një shumë të madhe parash në makinë. Ai ishte duke lëvizur me një automjet tip Audi dhe brenda saj sipas policisë u gjetën dhe sekuestruan 113 mijë euro, rreth 290 mijë lekë të rinj dhe 80 paund.

Në njoftimin e policisë thuhet se ai u ndalua nga forcat “Shqiponja” në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë “pas informacioneve të marra falë inteligjencës informative”. Por mediat raportojnë se ndërhyrja lidhet me masakrën e së dielës në zonën e Don Bosko ku një grua humbi jetën dhe 6 persona të tjerë u plagosën.


ABC raporton se Morina u kap në makinë me një nga personat e dyshuar të atentatit. Policia ende nuk e konfirmon zyrtarisht një gjë të tillë. Forcat e rendit thonë se 43-vjeçari, me detyrë Shef i Stërvitjes tek Reparti Special RENEA do të përballet me akuzat penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Efektivi nuk ka treguar burimin e të ardhurave deri në këtë fazë të hetimeve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME