Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËCelibashi: Ja pse nuk regjistrova asnjë PD në zgjedhje

Celibashi: Ja pse nuk regjistrova asnjë PD në zgjedhje

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka folur sërish për vendimin që mori sot për mos regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhor. Celibashi theksoi se të drejtën për të paraqitur kërkesa në KQZ, ligjërisht e ka zoti Lulzim Basha.

Ka vetëm një Parti Demokratike. Përpara KQZ-së, të drejtën për të paraqitur kërkesa, përfshirë dhe kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor e ka zoti Lulzim Basha.


Kjo bazohet në dokumente, i vetmi dokument është ai i lëshuar nga Regjistri i Partive Politike, tej këtij dokumenti çdo shprehje tjetër e ligjërimeve nuk është e ligjshme, duhet gjithmonë aspekti dokumentar i faktit.

Pala e interesuar në procesin e regjistrimit e përfaqësuar nga zoti Indrit Sefa, ka paraqitur vërtetimin e Gjykatës së Tiranës ku kryetar i PD është Basha dhe ka një autorizim nga Basha, për të kryer veprimet e nevojshme” – tha Celibashi në emisionin “Opinion”.

Celibashi ka theksuar dhe njëherë që PD zyrtare drejtohet nga Lulzim Basha. Ai ta se edhe në fletën e votimit krahas logos së PD do të shkruhet emri i Lulzim Bashës, pasi zyrtarisht është ende kryetar.

“Ja më thoni ju kush emër do shënohet? Kush mund të ishte emri tjetër që do të shënohej në fletën e votimit përbri Partisë Demokratike? – tha Celibashi.
Ai thekson se zbatuar ligjin për mosregjistrimin e PD së Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit dhe se nuk ka cënuar asnjë shtyllë të demokracisë në vendin tonë.

Ajo çka prevalon para çdo parimi është zbatimi i ligjit. E ka zgjidhur ligji dhe e ka vendosur se çfarë është e drejtë e çfarë nuk është. Kam gjithë keqardhjen, por është e rëndësishme të zbatohet ligji. Nëse zbaton ligjin nuk dëmton pluralizmin dhe as shtyllat e demokracisë”, – tha Celibashi

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME