AKTUALITET

Dyshimet/ Helmohen rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë nga ushqimi

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të drekës në ambientet e këtij institucioni. Mësohet se, menjëherë pas vaktit, studentët kanë shfaqur shqetësime serioze dhe disa prej tyre janë transportuar me urgjencë në spital.

Shkak i këtij incidenti masiv mendohet të jetë cilësia e ushqimit të shërbyer gjatë ditës. Dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në drekë, pasi Akademia e Sigurisë ka një kontratë me një kompani private që ofron shërbimin katering për 3 vaktet për studentët.

Pas ngjarjes, institucionet përkatëse kanë nisur verifikimet në terren për të zbardhur rrethanat e plota. Hetimet po përqendrohen te analizat laboratorike të ushqimit për të përcaktuar përgjegjësinë e kompanisë kontraktore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button