Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDyshohen për vrasje/ 10 mijë paund shpërblim për arrestimin e dy shqiptarëve

Dyshohen për vrasje/ 10 mijë paund shpërblim për arrestimin e dy shqiptarëve

Një shpërblim deri në 10,000 paund është ofruar për informacione që do të çojnë në arrestimin e dy burrave shqiptarë të kërkuar nën dyshimin për vrasje.

Trupi i Tomasz  Waga u zbulua nga një qytetar më 28 janar 2021 rreth orës 23:30 në Westville Road, Penylan, Cardiff. Pesë burra janë akuzuar tashmë në lidhje me vdekjen e Waga. Por dy burra – dy shtetas shqiptarë – mbeten ende në kërkim si të dyshuar për vrasje, që janë:

29-vjeçari Artan Palluci, adresa e fundit e të cilit ishte Cathays, Cardiff;

22-vjeçari Elidon Elezi, adresa e fundit e të cilit ishte East Finchley, Londër.

Policia britanike i bëri apel komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe jashtë saj për ta ndihmuar t’i gjejnë dy burrat.

Një shpërblim deri në 10,000 paund i ofrohet kujtdo që jep informacion – drejtpërdrejt te CrimeStoppers – e që çon në arrestimin e tyre.

Inspektori detektiv Stuart Wales, nga Policia e Uellsit të Jugut, tha:

“Kufijtë ndërkombëtarë nuk janë pengesë për ne që të ndjekim personat e dyshuar për vrasje në Mbretërinë e Bashkuar, ne kemi lidhje të shkëlqyera me kolegët e zbatimit të ligjit në të gjithë Evropën, përfshirë Shqipërinë.

“Unë do t’i bëj thirrje si z. Palluci ashtu edhe z. Elezi që është në interesin tuaj të dilni vullnetarisht dhe të na jepni rrëfimet tuaja për atë që ndodhi. Ndihma juaj do t’i mundësojë familjes së Tomasz të vazhdojë jetën  pas humbjes së tyre tragjike.”

Image

Hysland Aliaj, 31 vjeç, u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Britaninë e Madhe në qershor në një operacion të përbashkët që përfshinte detektivët e krimit të madh të Policisë së Uellsit të Jugut dhe agjencitë gjermane të zbatimit të ligjit.

Ai bashkohet me katër burra të tjerë – Josif Nushi, Mihal Dhana, Gledis Mehalla dhe Mario Qato – të cilët do të dalin në gjyq në tetor të akuzuar për vrasje dhe vepra të tjera të ngjashme.

Persona të tjerë të arrestuar gjatë këtij hetimi mbeten me kusht në pritje të gjykimit në lidhje me çështje të tjera.

Mjete të shumta janë sekuestruar në kuadër të hetimeve, por vëmendja mbetet për vendndodhjen e një Mercedes C200 Sport ngjyrë argjendi/gri, me rregjistrim BK09 RBX.

Image

Mercedesi, i cili ka lidhje me hetimin dhe mund të përmbajë prova jetike, u pa për herë të fundit në Cardiff në ditën kur u gjet trupi i zotit Waga.

Vetëm informacioni i kaluar te Crimestoppers duke përdorur formularin anonim online crimestoppers-uk.org/give-information/forms/give-information-anonymously ose nëpërmjet numrit të telefonit falas 0800 555 111 do të kualifikohet për shpërblim.

Informacioni mund t’i jepet gjithashtu Policisë së Uellsit të Jugut në internet në mipp.police.uk/operation/62SWP21B26-PO1/ar.sh/SYRI.NET

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME