Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDyshohet se kultivonte hashash, shpallet në kërkim 34 vjeçari

Dyshohet se kultivonte hashash, shpallet në kërkim 34 vjeçari

Mallakastër – Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Sheshi i bukur”, në fshatin Belishovë, Mallakastër, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Nga veprimet hetimore dyshohet se autor i kultivimit të tyre është shtetasi F. A., 34 vjeç, banues në Belishovë, Mallakastër, i cili u shpall në kërkim. Po punohet për kapjen e tij.
Fier – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Th. K., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi në fshatin Mbrostar, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin L. P., 36 vjeç.

Në datën 07.07.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi L. R., 40 vjeç, se është larguar nga banesa që prej datës 04.07.2022, babai i tij, shtetasi B. B., 67 vjeç, banues në Roskovec. Po punohet për gjetjen e 67-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME