Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREE DI SA VËSHTIRË ËSHTË TË JESH VLERË, KUR RRETHOHESH NGA ANTIVLERË?!

E DI SA VËSHTIRË ËSHTË TË JESH VLERË, KUR RRETHOHESH NGA ANTIVLERË?!

Nga Mimoza Rexhvelaj – Është sfida e çdo dite, është lufta që bëjmë secili në mënyrën e vet. Mundohesh fort ta reflektosh dhe sa më shumë ta bësh, aq më shumë do sulmohesh nga ata që kodin e nderit e kanë djegur me kohë e mot…

Që e vogël kam qënë kureshtare për të njohur qenien njerëzore dhe të mundohem të hy në brëndin e tij.

Ka njerëz të bukur jashtë dhe brënda, ashtu siç ka njerëz veç me fasadë të bukur dhe bosh brënda. Po ka dhe nga ata që ruajnë antiken nga jashtë dhe brënda tyre janë fanatik të mos zbulojnë thesaret e çmuara,vyrtytet, të mirat që i kanë bërë i kanë varrosur pa i treguar, ajo që reflektojnë në heshtjen e tyre është mirësi, mëshirë, mirënjohje, këto janë njerëz mrekulli.

A ka më nga këta?

  • Se di ta them sakt, por pak dhe aspak,kur fati të takon me ta, dije se e ke dhuratë nga zoti, po të tregon se të do fort dhe po të bekon me një mik ose mike të mirë…që në të shumtën e rasteve vlerën do t’jua mësosh kur t’i kesh humbur…

Nuk di të them pse kemi marrë “për s’koti ” si shoqëri dhe rendim pas gjërave pa vlerë, mbushim kokën me “përputhje, bbv,” e shumë emisione të tjera që edukojnë “përçudnim” dhe asgjë të bukur. Në to nuk dëgjon një bisedë intelektuale, nuk trajtohen një çështje sociale e plagët e saj, nuk flitet për një libër apo si të bëhemi njerëz të mirë.

…Dhe pse ata që mbushin tv janë njerëz me arritje të mëdha, ata nuk përcojnë tek brezi ri mesazhe të bukura që t’u tregojnë se dhe ata mund t’ia dalin në këtë botë të egër dhe të pamëshirshme…

Na mori malli të dëgjojmë, të shohim diçka të bukur jetësore, njerëzore, që ta prek ftohtësinë e zemrës dimrake…

Na mori malli të përjetojmë “katarsi” gjatë kohës që luhet tragjedia e jetës live dhe në këtë pikë jemi bërë të pandjeshëm “larg nga unë” mbyllet filmi, asnjë pikë loti, as reflektim, asgjë prej gjeje, të gjithë vrapojnë të kapin “mundësinë e fundit”.

Ajo që na serviret si ushqim për shpirtin është:” imoralitet, degradim, antivlerë” si të bëhesh vip me ca marifete turpi, si të fokusohesh tek gjërat materiale, like dhe like sa më shumë të kesh aq më shumë vlen, posi…por në të vërtetë ato që po shtohën më së shumti janë rastet e Vajzave të mitura eskortë, se nuk dua të them fjalën e rënd, gra të dhunuara e të përdhunuara, gra e vajza të vrara dhe burra që lahen me një lugë ujë…

Trishtim pafund kjo “epoka” jonë dhe trashëgim për brezat do t’ju lëmë “përçudnimin e vlerave” .
Tri herë trishtim e dhimbje…

Zot mëshirë për kohën dhe njerëzit ku po jetojmë!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME