Sunday, May 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEE pabesueshme/ Në Gjeorgji 2 lumenjë lundrojnë në një shtrat, por nuk...

E pabesueshme/ Në Gjeorgji 2 lumenjë lundrojnë në një shtrat, por nuk përzihen kurrë me tjetrin

Dy lumenj të çuditshëm në Gjeorgji, mes kontinentit të Azisë dhe Evropës, takohen në një shtrat por ujërat e tyre nuk përzihen kurrë me njëri-tjetrin.

Aragvi i Bardhë dhe Aragvi i Zi krijojnë fenomenin e pazakontë natyror , që shkencëtarët ia atribuojnë përbëries, dendësisë dhe temperaturës së ujit, që sipas tyre veprojnë si një ‘perde’ që ndalon përzierjen e ujërave.

Më në jug, në basenin hidrik të Jinvali, lumi bashkohet dhe me degën e Aragvi të Pshavi dhe të Khevsureti, duke u bërë një i vetëm e duke u zbrazur më pas në Mtkvari, pranë kryeqyteti të lashtë të Gjeorgjjisë, Mtskheta.

Në Mtskheta ndodhet Manastiri i Jvari (i Kryqit), ku mund të shihet panorama e lumenjve që lundrojnë veçmas përkrah njëri-tjetrit, me ngjyra të ndryshme duke nisur nga vendi i takimit.

Njerëzit në vend e krahasojnë lumin me legjendën e Jing e Jang, teksa sipas thënieve të lashta kineze, e mira dhe e keqja janë gjithmonë pranë njëra-tjetrës, edhe pse nuk përzihen kurrë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME