Protestuesit të cilët morën pjesë në tubimin e thirrur nga opozita i janë drejtuar banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ajo që vlen për t’u theksuar është edhe prezenca e Gazment Bardhit, i cili u është bashkuar simpatizantëve të Berishës në drejtim të rrugës “Mustafa Matohiti”.
Kjo është hera e parë që Bardhi shkon në rrugën poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit, aty cdo ditë mbështetësit e tij mblidhen në shenjë shenjë mbështetje për kreun e PD.