Një vrαsje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen Çarshi e Vjetër në Shkup. Sipas informacioneve jozyrtare, vrαsja ka ndodhur rreth orës 21:00. Persona të αrmαtosur me kallashnikon kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur në vend 2 persona.
Vrαsja ka ndodhur në kafeterinë “Shisha Bar” që ndodhet në rrugën “Samoilova”, vend ky shumë i frekuentuar. Jozyrtarisht mësohet se viktimat janë persona të njohur për policinë shkaku i të kaluarës së tyre kriminale dhe të lidhur me botën e krimit të organizuar.
Dëshmitarët okularë pohojnë se njëri prej tyre është personi me nofkën “Zhila” e tjetri “Laci”. Policia dhe organet kompetente janë në vendin e ngjarjes. Më vonë pritet të ketë komunikim zyrtar.
FOTO NETPRESS: