Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“U vra duke vjedhur pula”/ Shyqo Brisku: E vranë për dy pula,...

“U vra duke vjedhur pula”/ Shyqo Brisku: E vranë për dy pula, kërkojmë drejtësi

Ndarja nga jeta në spitalin e Traumës e 54-vjeçarit Lefter (Krenar) Brisku nga Kuçova, një javë pasi u dhunua nga i zoti i shtëpisë Bjorsi Shushari, teksa u kap duke vjedhur pula në banesën e këtij të fundit në lagjen “11 Janari”, ka tronditur familjarët e tij.

Familja Brisku ka hapur pasditen e sotme dyert e mortit në pritje të trupit të viktimës, ndërsa policia ka arrestuar 22-vjeçarin, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

Për mediat ka folur vëllai i 54-vjeçarit të ndjerë, duke thënë se familja kërkon drejtësi pasi Lefteri u vra në mënyrë barbare nga i riu për dy pula.

“Nuk vrau një zog me llastiqe por vrau një rob. Një prind të një fëmije, na preku dhe ne si vëllezër. Nuk ka reaguar fare sa ka qëndruar në spital“, është shprehur për mediat Shyqo Brisku, vëllai i të ndjerit.

Lefter Brisku qëndroi 7-ditë në Spitalin e Traumës, ku sipas familjarëve mësohet se nuk ka reaguar asnjë moment. Madje vëllai i tij hedh akuza në drejtim të Policisë së Shtetit, duke thënë se nuk i kanë njoftuar në lidhje me ngjarjen, por e kanë marrë vesh nga televizori.

“Në orën 9 ka ikur nga shtëpia, ka qenë i dehur. Kur e morëm vesh të nesërmen, edhe policia ka një gabim se nuk na e tregoi gjendjen. Nga këtu e çuan në Berat, nga Berati te Trauma. Ne e morëm vesh të nesërmen përmes televizorit. Policinë e bëj me faj se duhet të na njoftonte. Sot e morëm vesh që na vdiq vëllai, na iku një dritë syri. Ai kishte një çun dhe gruan. Lajmin e morëm vesh nga mediat sepse policia nuk na njoftoi, as në Spitalin Ushtarak se pamë dot derisa vdiq, vetëm nusja mundi të hyjë brenda, por vëllai nuk reagoi asnjëherë. Ne kërkojmë drejtësi për vëllain tonë, që la jetim djalin e vetëm 16-vjeç. Mirë ishte, punonte në një firmë“, u shpreh Shyqo Brisku.

Në vijim, ai i ka bërë apel shtetit të vërë para drejtësisë 22-vjeçarin Bjorsi Shushari, pasi kishte edhe mënyra të tjera për ta neutralizuar Letfer Briskun gjatë grabitjes dhe më pas për të njoftuar policinë, por i riu ka zgjedhur ta dhunojë barbarisht.

“Nëse vëllai kishte shkuar për të vjedhur ata duhet të njoftonin policinë kur e panë në oborr dhe jo ta masakronin për vdekje. Vëllai im ka dalë atë natë nga shtëpia i dehur dhe në atë gjendje që ndodhej ishte shumë e thjeshtë që një 20-vjeçar ta neutralizonte e të thërriste policinë por jo ta masakronte për vdekje”, është shprehur vëllai i 52-vjeçarit.

Banorët e lagjes “11 Janari” në Kuçovë ndër të tjera pohojnë se viktima ishte pijedashës, por ishte familjar i rregullt dhe punëtor, ndërkohë që 20-vjeçari ishte student në Tiranë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME