Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEkzekutohet me plumb në kokë 35-vjeçarja shqiptare në Itali (fotot)

Ekzekutohet me plumb në kokë 35-vjeçarja shqiptare në Itali (fotot)

Ajo u vra në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna për në shtëpi. Viktima është Klodiana Vefa, një vajzë shqiptare 35-vjeçare me leje qëndrimi të rregullt në Itali. Vrasja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në një rrugë periferike të Castelfiorentino të Firencës pak pas orës 20.00. Alarmi u dha nga disa banorë të zonës, të cilët dëgjuan të shtënat e armës.

Pak minuta më vonë, një ambulancë mbërriti në vend, por me gjithë përpjekjet e bëra, mjekët nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen e saj. Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët e njësisë operative dhe karabinierët e Firences. Sipas një ndërtimi fillestar të ngjarjes nga hetuesit dyshohet se autori e ka pritur gruan në rrugë. Nuk dihet nëse ka pasur një debat mes gruas dhe vrasësit të saj.

Femminicidio a Castelfiorentino: donna di 35 anni uccisa con una pistola

Fakti është se autori ka nxjerrë një armë dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë. Një ekzekutim i pastër sipas rikonstruksioneve të para të karabinierëve që tashmë janë në kërkim të burrit të gruas shqiptare.

Për momentin ai ka humbur gjurmët dhe nuk jeton më me viktimën. Karabinierët kanë nisur të intervistojnë disa persona, mes të cilëve edhe dy djemtë e viktimës.

Spari a Castelfiorentino, muore donna 36enne madre di due figli - gonews.it

“Corriere” shkruan se njëri prej tyre u ka treguar hetuesve për disa debate që kishte pasur mes nënës dhe babait në të kaluarën. Policia ka vendosur postblloqe në zonë. Karabinierët kanë kontrolluar edhe shtëpitë e braktisura, deri tani pa asnjë sukses.

Castelfiorentino, donna uccisa in strada a colpi d'arma da fuoco: la prima  ipotesi è il femminicidio - La Stampa
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME