Laçi ka dështuar në sfidën e kthimit përballë Petrocub, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, Kurbinasit dalin nga Conference League të eliminuar nga moldavët me rezultatin 1-4, në raundin e dytë të turneut edhe pse bardhezinjtë kaluan të parët në avantazh. Sfida nisi mirë për skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro, duke gjetur avantazhin me një supergol nga Mazrekaj, por kapitullimi erdhi në pjesën e dytë.
Shtylla e minutës së 8 nga Sando ishte një tregues i mjaftueshëm për të kuptuar se asgjë nuk ishte mbyllur e se kjo ndeshje do të rezervonte surpriza. Megjithatë, Akiniemit në minute e 20 dhe Guindo në të 35 paralajmëruan golin që do të vinte nga këmbët e Mazrekajt, që në minutën e 38’ la të palëvizur portierin moldav. Pas goli kualifikues me Iskrën, u duk një tjetër gol vendimtar i kosovarit, që e coi Lacin në pushim në avantazh dhe plot besim për kualifikimin.
Një autogol i pafat nga Cucin në minutën e 54’ solli baraspeshën në “Elbasan Arena” dhe në minutat 74’ dhe 75’, kapiteni Ambros shënoi dy herë për të dënuar Laçin. Laci e humbi toruan, freskinë dhe bindjen në të njëjtën kohë dhe Petrocub mori përsipër të bënte lojën, duke i vënë vulën kualifikimit në minutën e tretë shtesë me golin e Kojokarut, që finalizoi kundërsulmin e shpejtë të moldavëve. Kështu kurbinasit duhet t’i thonë lamtumirë ëndrrës së tyre europiane, ku shpresonin se do të shkonin larg këtë sezon.