Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËElsa Lila pjesë e artistëve në Festivalin e Këngës

Elsa Lila pjesë e artistëve në Festivalin e Këngës

Elsa Lila i bashkohet kastit të artistëve në Festivalin e Këngës. RTSh ka publikuar ditën e sotme listën e këngëtarëve që do të performojnë në Festivalin e 61-të të këngës nw Radio Televisionin Shqiptar. Ndër shumë artistë vihet re prezenca e Elsa Lilës. një rikthim jo vetëm në Shqipëri por dhe në skenë pas 21 vitesh mungesë. Ndër emrat të tjerë të njohur duke filluar nga Fifi, Evi Reçi e deri te Manjola Nallbani. Përpos tyre, kjo është lista e plotë e konkurentëve.

Njoftimi i RTSH:

RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR

Komisioni përzgjedhës i këngëve, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha këngët konkurruese për pjesëmarrje në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH,

VENDOSI:

Të përzgjedhë dhe të kualifikojë në cilësinë e këngëve pjesëmarrëse konkurruese në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH, këngët me titujt, me autorët e kompozimit muzikor dhe të tekstit, si dhe me artistët interpretues, në cilësinë e këngëtarit, si më poshtë:

Artisti Kënga

2 Farm -Atomike
Alban Kondi & Lorela Karoshi -Melodi
Albina Kelmendi -Duje
Anduel Kovaçi -Malli
Arsi Bako -Sonte dua të jem me ty
Melodajna Mancaku -Gjysma e zemrës sime
Elsa Lila -Evita
Enxhi Nasufi -Burrë
Erma Mici -Kozmosi i dashurisë
Evi Reçi -Ma kthe
Fabian Basha -Një gotë
Fifi -Stop
Franc Koruni -Në pritje
Genti Hoxha -Ajër
Gjergj Kaçinari -Dje
Luna Causholli -Jetën ta fal
LYNX -Nëse ke besim
Manjola Nallbani -Dua
Permit of Stay -Fobia
Petrit Çarkaxhiu- Emri yt mirësi
Rezearta Smaja -N’Eden
Rovena Dilo -Motit
Sara Kapo -Para teje
Serxhio Hajdini -Vështirë
Urban Band -Në çdo hap
Vanesa Sono -Aroma jonë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME