Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAEmigranti shpëton fëmijën që rrezikonte të binte nga ballkoni në Spanjë

Emigranti shpëton fëmijën që rrezikonte të binte nga ballkoni në Spanjë

Një emigrant brazilian që jeton në Spanjë është cilësuar si hero pasi rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar një fëmijë të vogël i cili ishte varur në një ballkon të katit të dytë në qytetin bregdetar të Alicante. Felipe David Souza, një piktor 29-vjeçar, po bëhej gati të shkonte në shtëpi kur dëgjoi britma jashtë banesës ku po punonte. Ai hodhi një vështrim jashtë dhe pa se një turmë njerëzish ishte mbledhur në rrugën poshtë.

Shumë veta po tregonin ballkonin pranë vendit ku ai punonte. “Pashë një djalë të vogël me gjysmën e trupit jashtë”, u tha më vonë Souza gazetarëve. Fëmija 6-vjeçar dukej si i ngrirë nga frika në parmakët e ballkonit, me njërën këmbë të varur. Poshtë turma i bërtiste në mënyrë të dëshpëruar djalit që të hynte përsëri brenda.

Një video e filmuar në vendngjarje tregon si Souza doli me shpejtësi mbi parmakët e ballkonit, duke u kapur pas parvazit të ngushtë për të shkuar drejt fëmijës. “E bëra pa menduar,” tha ai.

Pronari i një kafeneje aty pranë ishte mes atyre që shikonin me ankth nga poshtë. Fqinjët kishin thirrur policinë dhe kishin filluar të nxirrnin jastëkë në rrugë në rast se fëmija do të binte. Ata panë sesi Souza u shfaq, me sa duket nga hiçi. “Të gjithë e kishim zemrën në fyt.”

Atje lart, Souza shqetësohej se mos afrimi i tij do ta trembte fëmijën. “Unë po e shikoja fëmijën për ta mbajtur atë të qetë, duke dashur që të mos lëvizte. Është një distancë e shkurtër, por dukej kaq e gjatë.” Video tregon Souza duke u afruar me qetësi drejt fëmijës, duke ia kapur butësisht këmishën teksa e ngrinte mbi parmakë. Një psherëtimë lehtësimi përshkoi turmën poshtë që shpërthyen në duartrokitje.

Souza tha se ishte falënderuar nga prindërit e tronditur, të cilët i thanë se ishin në gjumë kur fëmija arriti të hapte dritaren dhe të dilte brenda pak sekondash. “Jam vërtet i lumtur që fëmija është i sigurt”, – tha Souza. Fqinjët e përshkruan familjen si turistë francezë.

Një zyrtar nga këshilli i qytetit të Alicante i tha Souza-s se bashkia po planifikonte të vlerësonte trimërinë e tij në një ceremoni çmimesh në nëntor. “Rrezikove jetën për të shpëtuar atë të të miturit”, – tha këshilltari Julio Calero, duke e përshkruar ndërhyrjen e Souzës si një “akt heroik me vlerë të pamatshme”.

Souza ka jetuar në Spanjë për 9 vjet, tha ai për faqen lokale të lajmeve Información.es. “Sigurisht, unë kam vuajtur racizëm në disa raste që kur kam ardhur, por ju nuk mund t’u kushtoni vëmendje këtyre gjërave.”

Megjithatë, ai nuk kishte asnjë dyshim se do të bënte të njëjtën zgjedhje nëse do të përballej sërish me të njëjtën situatë. “Sigurisht, do ta bëja 50 herë nëse do të duhej. Unë jam vetë prind, kështu që gjithçka që mund të mendoja ishte se si doja që asgjë e keqe t’i ndodhte fëmijës” – tha ai. ©The Guardian

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME