Në prangat e policisë kanë rënë dy vëllezër në Peqin pasi policia i gjeti në banesë 1 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu, fishekë luftarak.
Sipas burimeve për SYRI-n, në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”, vihen në pranga shtetasit Alberto Bicerri alias Genci Meta 46 vjeç dhe Bledar Meta, 43 vjeç (vëllezër),pasi në banesë iu gjetën të fshehura në 4 çanta, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri revolver, dhe 1 armë gjahu.
Njoftimi i policisë/ Peqin
Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”.
Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu, fishekë luftarak dhe 3 celularë.
Operacioni, rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, të ndjekura përmes një hetimi me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.
Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër) që i kishin fshehur këto armë, në katër çanta në banesën e tyre.
Në vijim të punës së pandërprerë në terren, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kanë siguruar informacion se 2 vëllezër posedonin një arsenal armësh zjarri, në banesën e tyre, në lagjen “Teqe”.
Bazuar në këto informacione, është ndjekur një hetim disaditor, me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, si rezultat i të cilit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”. Në kuadër të këtij operacioni, u ushtruan kontrolle në banesën e 2 vëllezërve dhe në territorin përreth saj.
Nga kontrollet, në këtë banesë u gjetën të fshehura në katër çanta, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri revolver, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak për to. Armët dhe municioni luftarak u dërguan për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B. alias G. M., 46 vjeç dhe B. M., 43 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.