Wednesday, October 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEmrat/ Operacioni policor "Belinë 2023", prangosen 2 shtetas, kishin kultivuar 250...

Emrat/ Operacioni policor “Belinë 2023”, prangosen 2 shtetas, kishin kultivuar 250 rrënjë canabissativa.

Patos – Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis i koduar “Belinë 2023”.Asgjësohen nëpërmjet djegies 250 bimë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të kontrolleve antikanabis, në të gjithë territorin e qarkut Fier, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar edhe në inteligjencën informative se në një banesë në fshatin Belinë kishte të kultivuara bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll dhe në një sipërfaqe toke pas banesës së shtetasit A. G., kanë gjetur të mbjella 250 bimë kanabis.

Bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në përfundim të vprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit Artjan Grëmbi 42 vjeç dhe Albion Grëmbi 22 vjeç (babë e bir), banues në Belinë, Patos, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME