Monday, December 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËGjiknuri: SPAK nuk më ka thirrur për inceneratorët, me Ramën komunikoj!

Gjiknuri: SPAK nuk më ka thirrur për inceneratorët, me Ramën komunikoj!

Shkarkimi nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm në PS pasi i doli emri në dosjen e SPAK për inceneratorët po shihet si një sinjal që Rama e ka lëshuar Damian Gjiknurin, njësoj siç bëri me Arben Ahmetajn, Vangjush Dakon, Saimir Tahirin etj.

Por Gjiknuri ka dalë në një konferencë për mediat bashkë me Blendi Klosin të cilit i ka kaluar stafetën e sekretarit, për t’iu përgjigjur akuzave.

“Personalisht nuk ndjej asnjë lloj braktisje. Jam në komunikim me kryetarin e partisë. Kam qenë gjithnjë në komunikim me të, në distancën e duhur” u shpreh Gjiknuri kur u pyet nëse Rama e ka zhveshur nga postet partiake për shkak të një hetimi të mundshëm për inceneratorët.
Gjiknuri tha se SPAK nuk e ka thirrur ndonjëherë për hetimin, por do të ishte i gatshëm të dëshmonte nëse thirrje.

“Nuk më kanë thirrur ndonjëherë. Do jap shpjegim nëse më thërrasin. Roli i ministrit të Energjisë ka qenë periferik” tha Gjiknuri.

Ish ministri i energjisë përmendej për dy udhëtime jashtë vendit të paguara nga Klodian Zoto. Për këto, ai u shpreh: “Do të flas për to kur të thirrem nga SPAK. Njërin e njoh kur kam punuar në vitin 2001 në Ministrinë e Mbrojtjes. Mos gjykoni njohjen para 15 vitesh. Nuk kanë qenë terroristë ata. Njohja nuk është krim. Do të jap shpjegimet e mia sa herë të thirrem. Vendimmarrja ime ka qenë në përputhje me ligjin” tha Gjiknuri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME