AKTUALITET
Emri/ Interpol Tirana arreston në Athinë shqiptarin për tentativë vrasje.

Athinë, kapet shqiptari i kërkuar për tentativë vrasje nga Interpol Tirana
Policia greke ka arritur të vendosë në pranga një shtetas shqiptar të kërkuar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e 25 gushtit nga skuadra DIAS e policisë greke, në zonën e Kalitheas. Në prangat e policisë greke ka rënë Fatjon Shabanaj 35 vjec. Shabanaj akuzohet për ngjarjen e majit 2021, kur në fshatin Poshnje të Beratit, u plagos me armë zjarri Iljaz Ismailaj, i cili kishte 1 ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Anglia.








