AKTUALITETTOP-NEWS

Emri/ Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet babai

Policia e Mallakastrës ka arrestuar një 54-vjeçar, shtetasin Mystret Maraj, pasi dyshohet se ka ngacmuar vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe.

Mësohet se vajza aktualisht ndodhet nën kujdesin e institucioneve përkatëse për mbrojtjen e të miturve, ndërsa po kryhen ekzaminime psiko-sociale dhe hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj 54-vjeçarit është caktuar masa e ndalimit, ndërsa pritet të dalë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë ndaluan shtetasin M. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 14 vjeçe”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button