AKTUALITETKRYESORE

EMRI/ Policia greke identifikon vrasësin e Altin Arapajt

Greqi – Pas dëshmisë së familjarëve të viktimës, është identifikuar autori i vrasës së 41-vjecarit shqiptar Altin Arapaj, sot në Rafina të Athinës.

Sipas burimeve policore, autori i dyshuar është Mikel Selimaj, 46 vjec nga Vlora, person me precedentë penalë për drogë.

Ka qenë vetë viktima, ai që ka arritur të telefonojë bashkëshorten e tij pas goditjes me armë, duke i thënë se autor ishte Mikel Selimaj. Trupi i viktimës, Altin Arapaj, po nga Vlora, u gjet pas telefonatës në një vresht në Rafina, i goditur me plumb në faqe. Edhe ai rezulton me precedentë penalë në Greqi për vepra të ndryshme.

Img 20250522 wa00011684086044685920952
Aktin Arapaj

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button