Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedErdogan heq veton, Finlanda dhe Suedia drejt anëtarësimit në NATO

Erdogan heq veton, Finlanda dhe Suedia drejt anëtarësimit në NATO

Pas shumë qëndrimeve kundër, Turqia ka rënë dakord që të mbështesë anëtarësimin e përbashkët të Finlandës dhe Suedisë në NATO, në ditën e parë të samitit të aleancës në kryeqytetin spanjoll Madrid. Bisedimet trepalëshe midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë, të mbajtura në Madrid në margjinat e samitit të NATO-s, zgjatën mbi dy orë.

Turqia një anëtare e aleancës, shprehu kundërshtime ndaj aplikimeve të anëtarësimit, duke kritikuar të dy vendet për tolerimin dhe madje edhe për mbështetjen e grupeve terroriste. Stoltenberg vazhdimisht ka thënë se Turqia ka “shqetësime legjitime në lidhje me luftën e saj kundër terrorizmit”.

Në maj, Ankaraja i akuzoi ato për mbrojtjen e terroristëve kurdë. “Asnjë nga këto vende nuk ka një qëndrim të qartë dhe të hapur ndaj organizatave terroriste. Si mund t’u besojmë atyre?” tha Erdogan në atë kohë.

Ndërkohë deklarata e presidentit të Finlandës thotë se “si një anëtare e NATO-s, Finlanda do të angazhohet plotësisht ndaj dokumenteve kundër terrorizmit dhe politikave të NATO-s”. Agjencia e lajmeve AFP raportoi se presidenca turke “mori atë që donte” nga bisedimet në Madrid.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME