Para mijëra mbështetësve të tij në Stamboll, Presidenti, Rexhep Taip Erdogan ka dalë për të shpallur fitoren.
Në bazë të të dhënave të marra nga hapja e 97% e kutive të votimit Erdogan ka marrë 52% të votave ndërsa rivali i tij republikan i opozitës Kemal Kiliçdaroglu që mbështetej nga 6 parti u ndal në vetëm 48% të votave.
Erdogan është ngjitur mbi një autobus të hapur dhe ka nisur të këndojë para mbështetësve. Ai i është drejtuar rivalit të tij me fjalët: “Bye bye Kemal!”.
Erdogan falënderoi votuesit dhe tha se i kishin dhënë përgjegjësinë për të udhëhequr Turqinë edhe për 5 vjet të tjera.
Ende pa u zyrtarizuar rezultatet ai mori urimet e para nga kryeministri hungarez Viktor Orban dhe emiri i Katarit, sheik Tamim bin Hamad Al Thani.