Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËLista e fituesve në Festivalin e Filmit në Kanë

Lista e fituesve në Festivalin e Filmit në Kanë

Thrilleri francez i Justine Triet, Anatomy of a Fall, ka fituar Palmën e Artë 2023 për filmin më të mirë të Festivalit të 76-të Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.

Jane Fonda duke prezantuar nderin më të madh të këtij viti, vuri në dukje se kur ajo mori pjesë për herë të parë në festivalin e Kanës, në vitet 1970, “Nuk kishte femra regjisore që konkurronin në atë kohë dhe as që na shkonte mendja se kishte diçka që nuk shkonte me këtë. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë.”

Ceremonia e mbylljes, e cila shënoi fundin e Festivalit të Filmit në Kanë 2023, u transmetua drejtpërdrejt në rrjetin francez France 2 dhe u transmetua në mbarë botën në kanalin ndërkombëtar Brut. Çmimet u pasuan nga shfaqja e premierës botërore të Disney/Pixar’s Elemental nga regjisori Peter Sohn.

Në një ndryshim këtë vit, festivali pati një sërë aktorësh dhe kineastësh të famshëm që shpërndanë nderimet kryesore të vitit 2023. Orlando Bloom ndau çmimin e jurisë. Song Kang-hoprezantoi çmimin për aktoren më të mirë. Aktorja më e mirë e Kanës 2022,  Zar Amir Ebrahimi, prezantoi çmimin për aktorin më të mirë. Drejtori kreativ i Pixar Studios Pete Docter prezantoi çmimin për regjisorin më të mirë. Fituesi i Palmës së Artë të vitit 1994, Tarantino dhe Corman  dhanë së bashku çmimin e Grand Prix me Jane Fonda që mbylli mbrëmjen me prezantimin e Palmës së Artë. Më poshtë vijon një listë e plotë e fituesve:

Justine Triet – ‘Palma e Artë’ për filmin “Anatomy of a Fall”

Jonathan Glazer – Çmimin kryesor për filmin “The Zone of Interest”

Tran Anh Hung – Regjisori më i mirë për “La Passion de Dodin Bouffant” (The Pot-au-Feu)

Aki Kaurismaki – Çmimin e Jurisë për “Kuolleet Lehdet” (Fallen Leaves)

Yuji Sakamoto – Skenaristi më i mirë për “Kaibutsu” (Monster)

Merve Dizdar – Aktorja më e mirë për Kuru Otlar Ustune (About Dry Grasses)

Koji Yakusho – Aktori më i mirë për “Perfect Days”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME